Si e mori BDI zyrën në objektin e Telekomit?

Rastësi apo kriminalitet? Bashkimi Demokratik për Integrim krerët e së cilën dyshohen në aferën Maxhar Telekom, për vite me radhë ka të hapur një zyrë të partisë në objektin qendror të Telekomit në Tetovë. Hapsirat sipas tabelës hyrëse shfrytëzohen nga Forumi Rinor i BDI-së. Dera hyrëse është nga pjesa e prapme në një objekt gjigant që është në kuadër të kompleksit të ndërtesave të Telekomit (T-Home). Ndryshe, kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti dhe ish zv kryeministri Musa Xhaferi dyshohen se kanë marë miliona euro mito nga kompania Maxhar Telekom, në pronësi të së cilës është edhe T-Mobile, T-Home dhe tani Telekomii Maqedonisë. Për këtë aferë në gjykatën e qarkut në Nju Jork aktualisht po zhvillohet një proces gjyqësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu