Sipas të dhënave zyrtare nga kabinetet e presidentëve të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe të dhënat e tjera publike pagën më të ulët e merr presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, rreth 1500 euro, kurse më të lartë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj – 3,860 euro, përcjell INA.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rrogën prej 2.700 euro.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka një pagë rreth 1800 euro në muaj, ndërsa presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev merr 3000 euro.
Presidenti malazez Jakov Milatoviq ka një pagë prej 2420 euro.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç merr një pagë prej 3,587.79 euro.
Anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Zheljka Cvijanoviç, Denis Beqiroviç dhe Zheljko Komshiq, marrin pagë prej 2,920 euro, sipas të dhënave të tetorit 2023.
Presidentja sllovene Natasha Musar merr një pagë prej 3322 euro.