“Si ma bënë emrin nga Bujar në Paskaq në Greqi“

Dy liqenet e Prespës, Prespa e Vogël dhe Prespa e Madhe janë ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u përkasin tri shteteve Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë së Veriut, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë.

Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit. Prespa e vogël që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka 51 km² dhe Shqipëria 4 km². Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël.

Gjatë viteve 1970 sasi të konsiderueshme të ujit u devijua lumi Devoll për në liqenin me qëllim që të përdorur atë gjatë kohës së verës për ujitje. Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi.

Me sipërfaqe 318.9 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.

Në fshatin e fundit kufitar, Tren, Bujar Hoxha, që emrin në Greqi e ndërroi në Paskal, thotë duke qeshur se emrin ia ka ndërruar “Junani”, (Greqia).

“Edhe Paskal, edhe hoxhe”, thotë duke qeshur përsëri.

Ndërsa Nuri Zhuleku tregon se ka mbjellë 60 rrënjë qershi për të ruajtur ajrin e pastër të fshatit. “E kam bere me dore e me kembe qe te mbeten per fshatne”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu