Si mund të marrin shqiptarët “Leje të përhershme qendrimi” në Zvicër?

Në seancën e mbajtur në dhjetor, Dhoma Nacionale e Zvicrës ka miratuar ligjin e rishikuar për të huaj.

Në formën e re ky ligj quhet “Ligji për të Huajt dhe Integrimin” dhe miratimi nga dhoma në fjalë është bërë pasi janë pastruar dallimet që kanë ekzistuar në mes të Dhomës Nacionale dhe asaj të kantoneve (Senatit) në pika të ndryshme, shkruan agjencia e lajmeve “Sda.ch”.

Me ligjin e rishikuar, leje të përhershme qëndrimi në Zvicër (Vizë C) mund të marrin vetëm ata të huaj që janë të integruar mirë në shoqërinë zvicerane, transmeton “Albinfo.ch”. Të integruar konsiderohen ata të huaj që kujdesen për rendin dhe sigurinë, marrin pjesë në jetën ekonomike, ose arsimohen dhe kanë njohuritë e duhura gjuhësore.

Nga partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm SVP/UDC e ka kundërshtuar ligjin e rishikuar. Sipas kësaj partie, integrimi i të huajve nuk është detyrë e shtetit. Nga ana tjetër, partitë që e kanë mbështetur ligjin kanë vënë theksin në koston e lartë që e shkakton integrimi i mangët i të huajve.

“Vizën C” të huajt mund ta humbin sërish, nën kushte të caktuara! Madje edhe nëse e kanë mbajtur për 15 vjet këtë vizë (leja e qëndrimit të përhershëm), ata mund të mbeten pa të, në rast se rrezikojnë rendin dhe sigurinë, ose janë të varur për një kohë të gjatë nga ndihmat sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu