Në fund të fundit, çdo djalë pëlqen një vajzë e cila është paksa e famshme, e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë djemtë
Të dini se si të flisni me një djalë mund të bëjë diferencën mes të qenit një femër që u sjell mendjen vërdallë djemve, ose të jeni një vajzë e bezdisshme, e cila nuk merr asnjë vëmendje, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pra, nëse ju me të vërtetë dëshironi të bëni një djalë për vete, ju duhet të dini këto dhjetë fakte.
Si të flisni me një djalë
Herën tjetër që ju të flisni me një djalë që ju pëlqen, përdorni këto dhjetë këshilla. Dhe ne mund t’ju garantojmë, se këto këshilla do t’ju bëjnë më tërheqëse se sa ju mund ta keni imagjinuar!
Djemtë i pëlqejnë të gjitha vajzat, por ata pëlqejnë në mënyrë të veçantë vetëm disa prej tyre.
Dhe djemtë i pëlqejnë këto vajza sepse ato i bëjnë të ndjehen të veçantë. Prandaj mëso se si të bësh një bisedë me një djalë dhe ta bësh atë t’ju pëlqejë dhe ju do të shihni ndryshimin.
Buzëqeshni shpesh
Herën tjetër që do jeni duke folur me një djalë që ju pëlqen, buzëqeshni më shpesh. Kënaquni me shakatë e tij, buzëqeshni kohë pas kohe qoftë edhe pa ndonjë arsye të veçantë dhe bëjini sytë tuaj të kenë atë shkëlqimin e veçantë. Në fund të fundit, kur ju jeni e lumtur, ajo duket. Dhe asnjë djalë nuk mund t’i rezistojë një vajze me një të qeshur të bukur!
Bëhu e turpshme dhe e këndshme
Përmes kohërave të ndryshme, femrat i kanë dashur burrat më kalorësiak, dhe meshkujt i kanë dashur femrat të jenë të këndshme, të ndrojtura. Tani, ka një ndryshim të madh midis të qenit një vajzë e ndrojtur, dhe një vajzë që është e turpshme. por edhe sot e kësaj dite, djemtë i kanë shumë për zemër vajzat e ndrojtura dhe të këndshme. Pra, bëhuni e tillë. Luani me flokët tuaj, kur jeni duke u menduar, kini shprehjet tuaja të lezetshme, dhe përplasini dy herë qepallat e syve sa herë mbyllni sytë.
Prekeni atë
Meshkujt kanë qenë gjithmonë të tërhequr nga kontakti i butësisë, dhe ledhatimit të një vajze. Edhe kërkimet shkencore kanë treguar se djemtë, padashur, fillojnë të tregojnë më shumë interes dhe flirtim ndaj vajzave që i prekin ato në mes të një bisede. Herë pas here, prekeni, në zona të pakomprometueshme; në shpatull, apo ndonjë vend tjetër që do të jetë i përshtatshëm për prekje rastësore, dhe ju do të shihni se si ai do të ndryshojë në shfaqjen e interesit të tij te ju.
Kërkoni mbrojtjen e tij
Gjatë evolucionit, meshkujt kanë qenë gjithmonë gjuetarët dhe mbrojtësit, ndërsa gratë kanë qenë fermeret dhe foragjeret. Kur ju t’i rindizni këtë instinkt primitiv një djali, ai do ta vlerësojë atë dhe t’ju dojë për këtë. Kapeni për dore ndërsa kaloni në rrugë, buzëqeshni me ndrojtje dhe kërkojini atij që të ju mbajë një libër të rëndë për një minutë, kapeni për krahu kur shihni një qen të madh e të frikshëm që ju kalon pranë (mos e provoni me një Chihuahua) etj. Bëjeni atë të ndjehet mbrojtësi juaj. Dhe ai do të dojë të jetë në anën tuaj gjatë gjithë kohës.
Mos jini “e keqe” ose thumbuese
Vajzat që e kanë gjuhën e gjatë janë paksa të urryera nga pjesa më e madhe e djemve. Por kjo nuk vlen për sa kohë ju i shtoni këtij vesi edhe të dini se si të jeni e prekshme, të qani dhe të jeni e fortë dhe e pavarur në të njëjtën kohë. Por, për të gjitha ato të tjerat këshillohet, që të përpiqeni të shmangni gjuhën “brisk” gjatë gjithë kohës. Përveç kësaj, mos shani vajzat e tjera dhe mos flisni keq për koleget tuaja apo rreth kalimtareve, kur ju jeni duke ecur në rrugë.
Bëhu misterioze
Djemtë i shikojnë vajzat misterioze paksa të mërzitshme, por ata të gjithë bien në dashuri me një të tillë. Nuk ka përse t’i tregoni djalit për çdo emocion apo mendim që po ju kalon ndër mend. Nëse ju e keni humbur mendjen apo ai ju kap duke qeshur me veten tuaj, ju mund t’i thoni kur t’ju pyesë se ç’po ndodh, thjesht “asgjë”. Por vini re, ju nuk mund ta bëni këtë gjë me të dashurin tuaj. Ai do të mendojë se ju keni ndonjë lidhje dashurie me dikë tjetër!
Bëhu mistrece
Nuk ka asgjë më të mirë se një vajzë që është e turpshme dhe e ndrojtur dhe që bën mistrecen herë pas here. Ju mund ta vini pak në lojë atë, ta shtyni pak lehtë atë me supe, t’i thoni disa shaka, ose të gjitha sa më sipër. Djemtë e pëlqejnë një vajzë që është e ëmbël dhe e bukur gjithashtu e këndshme, por kjo mund të bëhet e mërzitshme pas disa kohësh, prandaj tregojini atij dhe anën tuaj mistrece.
Jini e sjellshme
Kjo është një nga cilësitë e një vajze të mirë, të ëmbël që të gjithë djemtë e dëshirojnë. Nëse doni të dini se si të bisedoni me një djalë, mbani mend të silleni këndshëm, të jeni e dashur dhe e sjellshme. Ju duhet ta bëni këtë sjellje jo vetëm me të, por edhe me njerëzit rreth jush. Ju mund të përpiqeni të shtireni kur ju jeni me të, por pastaj, në të ardhmen nuk do të jetë dhe aq e lehtë të mbani ritmin. Në vend të kësaj, mësoni të jeni një person me të vërtetë i këndshëm dhe kjo do ta bëjë atë që t’ju dojë edhe më shumë.
Vlerësojeni atë
Në qoftë se ju përdorni të gjitha këshillat e përmendura këtu, ju do të jeni një vajzë shumë e këndshme që do të jetë e dëshiruar nga të gjithë djemtë. Dhe djali që ju pëlqeni mund të përpiqet shumë për t’ju kënaqur dhe për t’ju bërë përshtypje. Dhe në qoftë se një djalë është duke u përpjekur për t’ju bërë që të ndjeheni mirë, vlerësojeni gjestin. Shumica e vajzave i marrin këto gjëra për të qena dhe me kalimin e kohës, djemtë nuk i kushtojnë me vëmendje atyre. Të flasim drejt, nëse dikush bën diçka të mirë për ju, nuk mendoni se ata e meritojnë një falënderim ose të paktën një buzëqeshje? Mos e harroni kurrë këtë.
Luani të vështirën për t’u kapur
Gjithmonë luani të vështirën për t’u kapur edhe në qoftë se ju jeni duke u përpjekur për ta bërë atë që t’ju pëlqejë. Të dini se si të flisni me një djalë është e lehtë, por të dini ku të vendosni cakun është pak e vështirë. Bisedoni me djemtë në një mënyrë të këndshme, por kurrë mos e lini të kuptojë se “ju ka në xhep”. Mos i bëni të kuptojë se jeni lehtësisht në dispozicion. Kjo do ta bënte atë që të mos ju marrë seriozisht, por t’ju marrë si të lehtë.
Përdorni këto dhjetë këshilla ndërsa flisni me një djalë dhe bëjeni atë të ju pëlqejë, dhe ju do të shihni se sa e pëlqyeshme dhe e dëshiruar do të jeni në çdo kohë!.