Si të “pastroni” mushkëritë nga tymi i duhanit për tri ditë

Shumë persona e jetojnë jetën e tyre me mushkëri të shëndetshme, por më pas ata “pengohen” nga problemet e frymëmarrjes. Ndërsa ka edhe të tjerë duhanpirës mbi 45 vjeç dhe nuk kanë asnjë shqetësim. Nuk ka asnjë mister se sa një dietë prej tri ditësh, e cila mund të pastrojë mushkëritë tuaja kur ato kanë nevojë. Ja disa hapa që duhet të ndiqni:

Para së gjithash shmangni çdo lloj ushqimi me origjinë shtazore përpara se të filloni pastrimin për të paktën dy ditë. Produktet me origjinë shtazore mund të ndërhyjnë në procesin e detoksifikimit, duke qenë se ato asimilohen nga trupi shumë ngadalë. Trupi ka nevojë të lirohet nga toksinat e krijuara edhe nga ushqimet me origjinë shtazore shumë më përpara se të fillojë të pastrojë mushkëritë.

1) Pini një filxhan çaj laksativ bimor përpara se të shkoni për të fjetur ditën e parë të dietës suaj. Kjo liron zorrët tuaj nga toksinat që mund të lindin në rast të kapsllëkut. Mushkëritë nuk duhet të mbingarkohen, për shkak të ndonjë pengese në çdo pjesë të trupit gjatë fazës së pastrimit.

2) Shtrydhni dy limona dhe shtojeni lëngun e tyre në 300 ml ujë. Këtë përzierje duhet ta pini para ngrënies së mëngjesit. Kjo do t’ju ndihmojë të tresni ushqimet për të rigjeneruar mushkëritë.

3) Pini 300 ml lëng qitroje pasdite. Nëse nuk ju pëlqen era e lëngut, mund ta holloni atë në një shishe me ujë ose zëvendësojeni me lëng ananasi. Këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyralë që mund t’ju ndihmojnë për një sistem të shëndetshëm të frymëmarrjes.

4) Pini 300 ml lëng të pastër karote midis mëngjesit dhe drekës.

5) Ju duhet të pini 400 ml lëng frutash të pasura në kalium kur të darkoni. Kaliumi është një substancë e fuqishme që vepron si një tonik në pastrim, por nëse merret në formë të lëngshme. Ju mund të shtrydhni karota, selino, spinaq dhe majdanoz. Ky lëng jo vetëm është i mirë, por ai do të ndryshojë jetën tuaj.

6) Pini 400 ml lëng boronice përpara se të shkoni për të fjetur. Kjo ndihmon për të luftuar bakteret, të cilat gjenden në mushkëri dhe mund të shkaktojnë infeksione. Boronica është një antioksidant i fuqishëm.

7) Kurojeni trupin tuaj dhe bëni ushtrime fizike.

8) Bëni një banjë të nxehtë prej 20 minutash çdo ditë. Është e rëndësishme, sepse ajo i lejon trupit të nxjerrë toksinat nëpërmjet lëkurës dhe djersitjes.

9) Një herë në ditë bëni një ecje të shpejtë. Ecja u sjell shëndet të mirë mushkërive. Kur ecni përqendrojeni vëmendjen tuaj te një frymëmarrje të lehtë dhe të plotë. Do t’ju qetësojë.

10) Bëni “avull”. Hidhni në një enë me ujë të nxehtë 5 ose 10 pika vaj esencial eukalipti dhe merrni frymë me një peshqir në kokë derisa uji të ftohet. Vetitë e mira të vajit të eukaliptit do t’i çlirojnë mushkëritë nga myku.

Ndërkaq mund të jenë disa gjëra nga këto që nuk mund t’i përmbushni apo nuk mund t’i bëni në këtë dietë prej tri ditësh. Nëse do të ishte ky rasti, atëherë të paktën mund të pini lëngun e karotave ose atë të boronicës dhe ecni për një javë.

Ka gjithashtu tri shtylla themelore:

– mos pini duhan;

– mos pini kafe;

– këshillohuni te mjeku juaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu