Si t’i hiqni gungat e formuara tek gishti i madh përmes mënyrave natyrale

Gungat që shkaktohen në anë të gishtit të madh të këmbës bëjnë ndryshimin e strukturës së kockave.

Këto gunga janë një çrregullim progresiv që ndryshojnë gradualisht këndin kockor të gishtit të madh.

Shkaqet e shfaqjes së këtyre gungave janë të ndryshme. Më kryesorja është veshja e këpucëve të ngushta e me majë. Simptomat e para të këtyre gungave janë dhimbje, inflamacion dhe skuqje.

Gjendja e tyre kur përkeqësohet shumë mund të çojë deri në operacion sepse mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe deformim kockor të theksuar.

Për të zhdukur ose për të mos zmadhuar këto gunga përveçse duhet të zgjidhni veshjen e këpucëve të përshtatshme, ju nund të përdorni edhe këto mënyra alternative:

Vaj ulliri: Ngrohni pak vaj ulliri dhe masazhoni pjesën e gungës për 15 minuta, 2 herë në ditë. Fërkojeni fort gishtin në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut në atë zonë.

Piper i kuq: Piperi i kuq djegës përmban kaspicinë, një substancë që ndihmon në eleminimin e dhimbjeve dhe parehative të tjera. Përzieni një lugë vazelinë me një lugë piper të kuq djegës. Vendoseni përzierjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë. Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë.

Kube akulli: Vendosni disa kube akulli në një qese dhe vendosini mbi gungë për 10 minuta,përsëriteni këtë metodë disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar ënjtjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu