Siljanovska: Negociatat, përmes kriterit të Kopenhagës

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska vlerëson se raportet ndonjëherë mund të jenë të padrejta, se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është koha e fundit që fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës.

Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po’ nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po’ nga Komisioni dhe 16 ‘jo’ nga Këshilli, ndërsa keni pasur situata të anëtarëve kur kanë pasur dy ‘jo’ të Parlamentit dhe Komisionit dhe një ‘po’ nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet të mendoj. Është koha e fundit që ne të fillojmë negociatat, përmes prizmës së kriterit të Kopenhagës”, deklaroi Gordana Siljanovska, Presidente e Shtetit. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu