Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave, ku LVV kryeson me 55.7% të tyre.

Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë atmosferën festive në Mitrovicë dhe Lipjan, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur gëzimin e tyre.

Pritet që numërimi i mëtejshëm i votave të konfirmojë trendin aktual të rezultateve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu