Brano Manojlovski, i cili ringjalli shpresat e shqiptarëve ortodoksë për rikthim në identitet është duke u përballë me presion nga familjarët e tij dhe nga shqiptarët tjerë ortodoksë, që të mos paraqitet në listat e BDI-së për deputetë. Ata thonë se në rast se Manojlovski garon me BDI-në, do t’i japë mbështetje të drejtpërdrejtë politikës e cila po pengon
“Politika e qeverisë VMRO-BDI nuk dallon aspak nga politika e cila detyroi shqiptarët ortodoksë të asimilohen dhe të bëhen maqedonas. Për këtë arsye, nëse Manojlovski kandidohet në këtë listë, ai do të tradhtonte kauzën e shqiptarëve ortodoksë”, ka deklaruar për Gazetën Lajm, shqiptari ortodoks, Vasil Sinadinovski.
Ai porosit se në rast se nuk ndryshon qeveria VMRO-BDI e cila po diskriminon shqiptarët, atëherë shumica e shqiptarëve ortodoksë do të heqin dorë nga ëndërra e tyre për t’u kthyer në identitetin e të parëve dhe përgjithmonë do të mbeten maqedonas ./Lajmpress/