Veprimtari i njohur nga Kumanova, Idriz Sinani thotë se është maltretuar për një orë nga pjesetarë të policisë së Maqedonisë në kufirin e Bllatës në Dibër.
“Jam maltretuar për një orë dhe më kanë marrë në pyetje policët maqedonas në kufirin e Bllatës në Dibër. Ata më pyesnin k u ke qenë, pse ke ndalesë, në cilin kufi ke dalë dhe pse nuk të kanë ndaluar. Ju thashë se ju e dini më mirë se nuk është hera e parë, por unë skam aspak frikë”, është shprehur Sinani për agjencinë e lajmeve INA.
Ai thotë se, arsyeja e ndalesës është për faktin se ai ka marrë pjesë në shpalljen e Republikës së Iliridës dhe si kryetar i forumit për të drejtat e njeriut IGFM ka marrë pjesë në të gjitha protestat për rastet e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Idrizi thotë se, vetura e tij u kontrollua detajisht nga dy policië dhe më pas ia kanë dhënë dokumentet. Videon e incizuar e kanë urdhëruar që ta fshijë.
“Kjo që më ndodhi është diagnozë e vjetër e shovenistëve. Në këtë rastë unë po kthehesha nga Tropoja, ku isha në përvjetorin e kryetarit të pajtimeve të gjaqeve të madhit, Avdi Rexhës.