Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

Singapori është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook.

Hoxhaj ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën.

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime”, ka shkruar Hoxhaj.

Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj vetëm një ditë më herët paralajmëroi dy njohje në dhjetor, ndërsa sot erdhi njëra nga to.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu