Sipas rezultateve të deritanishme shumica e komunave shqiptare do të shkojnë në rrethin e dytë në votime

Komunat me banues shqiptarë dhe Qyteti i Shkupit rekorderë nga numri i kandidatëve të paraqitur.Zgjedhjet më 15 Tetor do të jenë vendimtare për numrin më të madh të komunave në Maqedoni. Nëse shikohet numri i paraqitur i kandidatëve mënjëherë shihet se në shumë komuna ka vetëm nga dy kandidatë, ku rriten shanset që të zgjidhet që në raundin e parë.

Për këtë duhet që të sigurojë 50% të votave dhe një votë më shumë.

Kjo është e theksuar më shumë në komunat në Shkup, sikur në Aerodrom, Kisella Vodë, në komunën Qendër dhe në Karposh ku ka nga dy kandidatë poashtu edhe në Prilep, Shtip, Berovë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Dellçevë, Kërçovë, Strumicë, Kratovë, Kriva Pallankë, Makedonska Kamenicë, Resnje, Sveti Nikollë dhe në njëzet komunat më të vogla.

Rrethë të dytë sigurt do të ketë në qytetin e Shkupit ku ka 8 kandidatë.

Situata e njejtë është edhe në komunat me banues shqiptarë. Rekorder është Gostivari me 7 kandidatë për postin e kryetarit të komunës, në Strugë, Çair, dhe Dibër kanë nga 6, ndërsa në Tetovë dhe Kumanovë nga 5.

Këtu i pari i komunës do të dihet më 29 Tetorë.

Në rrethin e dytë për kryetarë komune do të zgjedhet ai kandidat i cili do të fiton shumicën nga votues e dalur në zgjedhje./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu