Siri, arrin në zonën e kontrolluar nga opozitarët autokolona me civilë

Autokolona e nisur nga lindja e Halepit e cila transportonte civilët e kësaj zone të rrethuar nga regjimi i Asadit dhe milicët shitë të komanduar nga Irani, kanë arritur në rajonin e kontrolluar nga opozitarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në terren, thuhet se autokolona me 200 të plagosur e cila kaloi në pikën e kontrollit të regjimit, ka arritur në zonën Ramuse duke përshkuar 4 kilometra.

Autokolona e cila ka dalë plotësisht nga zona e kontrolluar nga regjimi ka hyrë në territorin në perëndim të Helpit, rajon ky që kontrollohet nga forcat opozitare. Autokolona është duke vazhduar rrugën drejt qytetit Idlib në kufi me Turqinë.

Forcat ajrore të regjimit të Asadit dhe milicët shitë të mbështetur nga Irani goditën rajonin Rashidin i cili ndodhet në itinerarin ku kaloi autokolona e civilëve të plagosur, rreth 20 minuta para kalimit të tyre.
Ndërkohë përgatitjet për evakuimin e një grupi më të madh civilësh kanë nisur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu