Siria kërcënon Turqinë: Mos guxoni të fluturoni më në qiellin tonë! Do t’ju rrëzojmë (FOTO)

Pas normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë, forcat ajrore turke po futen në hapësirën ajrore të Sirisë duke sulmuar luftëtarët kurd të YPG/PKK-së. Mësohet se vetëm në sulmet ajrore të ditëve të fundit, avionët turq kanë vrarë rreth 200 luftetarë kurd në veri të Sirisë. Sulmet ajrore bëhen të kordinuara edhe me ato në terren ku mijëra ushtarë turq ndodhen aktualisht në zonën e Sirisë Veriore në një aksion kundër Shtetit Islamik.

Mirëpo, këto aksione kanë nervozuar qeverinë e Asadit, e cila ka lëshuar një kërcënim serioz gjatë ditës së djeshme. Ministria e Mbrojtjes e Sirisë akuzoi Turqinë për “agresion” duke i rikujtuar se nëse vazhdon ta shkelë hapësirën e saj ajrore, avionet turq do të sulmohen me raketa.

“Çdo përpjekje për të shkelur edhe një herë hapësirën ajrore siriane nga aeroplanë luftarakë turq do të trajtohet dhe do të rrëzohet me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”., – deklarohet nga Ministria e Mbrojtës së Sirisë. /Albeu


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu