Situata e vështirë në Kabul, SHBA dërgon 1 mijë trupa shtesë

Pentagoni po dërgon 1000 trupa të tjerë për të ndihmuar me evakuimet në Kabul, tha një zyrtar për mediat amerikane. Ata dërguan 3,000 trupa në fillim të kësaj jave.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të trupave amerikane në Afganistan në 6,000, të paktën përkohësisht. Në kulmin e pushtimit amerikan, në vitin 2011, kishte 110,000 trupa amerikane në vend.

Kujtojmë se talebanët janë drejt marrjes së kontrollit të plotë në Kabul. Militantët u futën mbrëmjen e sotme në pallatin presidencial, disa orë pasi presidenti u largua nga vendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu