Sizmeologët: Nuk ka nevoj për panik

Shkupi po vazhdon të tronditet nga seria e tërmeteve. Vetëm sot janë regjistruar dy termete. Njëri, orët e para të mëngjesit, më saktësisht rreth orës 01:32 minuta, i cili ka qenë 3 shkallë, sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Liqenit të Smillkovës, gjegjësisht 6 kilometra nga Haraçina, në thellësi prej 5 kilometra. Ndërkaq, tërmeti tjetër është regjistruar në mesditë, në orën 11:20, me intenzitet më të ulët, me magnitudë1 shkallë sipas Rihterit.

Nga observatori seizmologjik thonë që,  këto tërmete që po ndodhin me intenzitet më të vogël janë shumë normale, pas atij që ndodhi pasditen e së dielës që edhe llogaritet si më i fuqishmi.

“Tërmetin që e ndjenë qytetarët mbrëmë në orën  1:32 minuta në Shkup dhe rrethinë ishte me magnitudë prej 3 shkallë, sipas Rihterit, por me intenzitet prej 5 shkallësh sipas shkallës makro-sizmike europiane. Po e përsëris edhe njëherë,pas tërmetit mëtë fuqishëm që ishte të dielën në 15:10, po vazhdon ajo që quhet aktiviteti  “after shock”. Është normale për këto tërmete me intenzitet më te vogël që po ndodhin”, tha sizmologjia Dragana Çernih.

Ditet e fundit kanë ndodhur një sërë tërmetesh, të cilët më së shumti i kanë ndjerë shkupjanasit. Më shumë se 100 persona kanë kërkuar ndihmë shëndetëore, ndërsa rreth 500  persona i kanë paraqitur dëmet e objekteve të shkaktuara nga tërmete në rajonin e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu