Sizmologu tregon ka lidhje apo jo tërmeti me Shqipërinë: Këtu bëri gjëmën

Rexhep Koçi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave në Tiranë u shpreh se tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë nuk ka lidhje me Shqipërinë. Në një prononcim ai tha se tërmeti në Shqipëri e bëri gjëmën vitin e kaluar, ndërsa tani për fat të keq goditi Turqinë dhe Greqinë.

Nuk ka asnjë rrezik për ne. Pllaka tektonike nuk ka të bëjë fare se u aktivizua në zonën e Turqisë dhe të aktivizohet dhe te ne. Njësitë tektonike kur lëvizin, çaktivizohen në të gjithë masën e tyre. Ka zona të veçanta kur janë më të mëdhatë, zona të tjera jo. Pjesa jonë u çlirua në nëntor e bëri gjëmën, tani patën fatin e keq ata andej. Për ne nuk ka asnjë lloj rreziku. Ky ishte tërmet më i madh se i joni do të ketë një periudhë të gjatë pasgoditjesh” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu