Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të bashkëpunojë me VMRO-në në zgjedhjet lokale, këtë sot e konfirmoi deputeti i kësaj partie Artan Grubi. Sipas tij BDI në zgjedhjet lokale do të bashkëpunojë me partnerin e ri.
“E dimë që nuk ka bashkëpunim me VMRO – DPMNE-në, ndërsa në rrethin e parë BDI do të kandidat vet, kurse për rrethin e dytë gjithsesi se do të ketë bashkëpunim me partnerët e ri të koalicionit të shumicës parlamentare ” tha Artan Grubi,
Grubi tha se të gjitha degët e BDI-së deri tek kryesia e partisë kanë dorëzuar tashmë emrat me kandidatët për kryetar komunal si dhe për këshilltarë. Mandati i krerëve aktual komunal të cilët u zgjodhën në vitin 2013 skadon më 15 maj, ndërsa afati për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale skadoi më 06 mars. Tani pritet që kryparlamentari i ri Talat Xhaferi në një afat sa më të shkurtër kohor të shpallë datën për zgjedhjet lokale. /ina/