S’ka apartamente të lira në Sarandë: Preferohen turistët e huaj, jo vendasit. Qiratë shkojnë deri në 1500 euro në muaj

Në mes të sezonit turistik në Sarandë, është rritur vështirësia e të gjetur një apartament me qira në kohë afatgjate. Erjon Çumani, agjent imobiliar, pohon se kërkesa për apartamente me qira gjatë muajve të verës është e madhe, por tregu nuk ofron shumë.

Pronarët e apartamenteve kanë më tepër përfitime monetare që t’i përdorin apartamentet për qira turistike gjatë sezonit veror se sa t’i japin ato me qira vjetore. Kjo ka sjellë ofertën e ulët të tregut, për apartamente me qira.

Edhe pse çmimet ndryshojnë sipas standardit dhe vendodhjes së apartamentit, një qira afatgjatë nis nga 300 euro deri në 1500 euro. Ky cmim është përllogaritur mes kombinimit të qirasë afatshkurtër dhe asaj afatgjatë.

Turizmi në Sarandë kanë bërë që pronarët e apartamenteve të mos i lënë ato me qira afatgjate duke e bërë të vështirë gjetjen e një apartamenti për vendasit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu