Mungesa e puntorëve është një fenomen aktual në Shqipëri e aq më tepër në juglindje të vendit. Me dhjetra biznese janë duke vuajtur për punëtorë ndërkohë që biznesi i radhës i cili duhet të mbyllë dyert është fabrika e “Fish City” në Maliq.
Burime pranë biznesit bëjnë me dije se Gjergj Luca është detyruar të mbyllë fabrikën e përpunimit të peshkut për shkak se nuk mundi të siguronte më tepër se 40 punëtorë, edhe pse paga ishte mbi minimalen.Mesa duket, plagën e fenomenit të braktisjes të vendit nga të rinjtë po e përjetojnë jo vetëm bizneset e vogla por dhe ato të mëdha.