Skandal me flamurin shqiptar në SHBA (FOTO)

Romela Begaj bëri krenar Kombin shqiptar me paraqitjet e saj në Botërorin e peshëngritjes. Peshëngritësja shqiptare arriti të fitojë dy medalje një në shkëputje dhe një tjetër në dygarësh. Respektivisht ar në shkëputje dhe argjend në dygarësh.

Ajo që mendohej si pjesa më e bukur ka rezultuar të jetë ajo më e turpshmja. Pas triumfit të saj në sfond u vendos himni shqiptar dhe flamuri jonë. Por flamuri ishtë disi tejet i veçantë. Një flamur i përgjysmuar dhe një shqiponjë e “ngordhur”. Një shqiponjë që ngjashmëri me atë të flamurit tonë kishte vetëm krahët dhe ngjyrat.

Nuk dihet se si do reagojnë përgjegjësit e kësaj gafe por këtu do duhet të ndërhyjë vetë federata në këtë ofendim të radhës që na është bërë. Flamuri shqiptar është po aq i madh në përmasa sa ato të Kombëve të tjera dhe ka po të njëjtën formë me këto që të gjithë kemi nëpër shtëpiat, zyrat apo ambjentet tona. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu