Ministreja e arsimit, Vesna Janevska ka ndarë lajmin se një mësimdhënëse do të ketë përgjegjësi, kjo është konstatuar sipas konkluzinit të inspektoratit shtetërorë të Arsimit të cilët kan inspektuar dje në shkollën fillore në Çellopek pas manifestimit të 28 nëntorit ku në çfaqe ishin paraqitur fëmij me uniforma të UÇK-së, shkruan Top24
Janevska shtoi se për vendimin do të njoftohen drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës të cilët besoj se do të veprojnë në raport me ligjin.
“Por ajo që është më e rëndësishme për mendimin tim është se në këtë shkollë, por edhe në disa të tjera ku kemi pasur raportime për parregullsi, ku sinqerisht nuk janë konstatuar parregullsi, por ka pasur një lloj revolte, ne. do të bëjmë trajnime për bashkëjetesë, multikulturalizëm, multietnicitet dhe për këtë do të kërkojmë mbështetje edhe nga OSBE-ja”.