Drejtoria e Doganës së Serbisë ka zbuluar se në portin e Barit në Mal të Zi ka arritur një ngarkesë me mish të ngrirë që daton që nga viti 1982.
Mësohet se ky mish kishte destinacion Kosovën ndërsa autoritetet thonë se janë ndërmarrë të gjitha masat që ky mish mos të arrijë në tregun e Serbisë.
“Të gjitha doganave u është kërkuar që të marrin masa të rritjes së kontrollit, të qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave me theks të veçantë edhe në kalimet kufitare ndaj Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës”, thuhet në njoftim.
Por, ekziston rreziku që ky mish të përfundojë në tregun e Kosovës, marrë parasysh kontrabandën e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe rrugët tjera alternative nga veriu i Kosovës, rrugë këto që nuk kontrollohen sa duhen, transmeton lajmi.net