Regjisorja e njohur ndër vite Vera Grabocka njihet për disiplinën e saj në punë, por mesa duket kjo disiplinë ka kaluar cakun me një nga konkurrentët e spektaklit të kërcimit “Dance with me” në “Tv Klan”.
Burime të brendshme kanë dëshmuar për “Story.al” se Grabocka ka ushtruar dhunë fizike ndaj këngërares nga Kosova, Fjolla Morina gjatë një mbledhjeje të kastit javën e kaluar. Nuk dihet se çfarë e ka acaruar kaq shumë regjisoren tek partnerja e Xum Allushit, përderisa është detyruar ta kapë për flokësh në prani të stafit, siç treguan dëshmitarët okularë.
Pavarësisht këtij incidenti, këngërarja nënë e dy vajzave ka vazhduar të qëndrojë në garë, siç e pamë të hënën e fundit. Mesa duket Fjolla është më e urtë se sa duket, siç tha dhe moderatorja e spektaklit, Alketa Vejsiu, e cila e përshkroi pas ndodhisë, si një vajzë të brishtë e që s’ka lidhje me femrën seksi që shfaqet në sete fotosh. Të jetë kjo arsyeja që e ka çuar Fjollën në konflikt me Verën, pra ndoshta nuk ka pranuar të performojë ndonjë numër ekstrem? Kjo mbetet të zbulohet në vazhdim.