Skandal: Në këtë kasolle është selia e institutit që nxori BDI-në fituese në anketë (VIDEO)

Instituti “Dimitrija Çupovski” është shoqatë fantome e themeluar nga anëtarë të VMRO-DPMNE-së me qëllim që të plasojë anketa joreale që të ndikojë te opinioni se partitë në pushtet janë të pamposhtura. Në fakt, ky Institut nuk ekziston askund edhe pse gjashtë vite është regjistruar në adresë ku fillimisht kanë jetuar studentë, kurse tani jeton një familje, raporton “A1on”.

A1on ka vizituar këtë banesë që të kërkojë përgjigje për anketën e fundit të institutit fantom, anketë e cila e nxirrte BDI-në në vend të parë te kampi politik shqiptar para zgjedhjeve të ardhshme, transmeton Gazeta Lajm. “Mirëpo në vend ekspertëve të anketave, gjetëm një familje në këtë hapësirë të cilët asnjëherë nuk kishin dëgjuar se aty është regjistruar institut për hulumtimin e opinionit. Në fakt, selia e institutit është në adresë të njëjtë ku është evidentuar banesa e kryetarit të institutit, por as ai nuk jeton aty”, shkruan A1on.

Aty është gjetur vetëm një grua anëtare e familjes.

“Ju lutem mos më pyetni asgjë. Nuk ka këtu institut”, ka deklaruar gruaja, e cila jeton në këtë adresë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu