E pazakontë! Në Serbi pritet gjithçka! Dhunë ndaj skuadrës shqiptare Tërnoci. Kjo ndodhi në ndeshjen mes Mlladostit dhe Tërnocit.
“Shprehim shqetësimin më të thellë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në Bosilegrad, ku, sipas informacioneve të konfirmuara, ndaj futbollistëve të klubit shqiptar pasi është ushtruar dhunë në fushë, policia është futur edhe në zhveshtoret e futbollistëve, duke i trajtuar ata si kriminel e jo si sportist.
Kam kontaktuar me drejtuesit e KF Tërnocit, ku kam shprehur gatishmërinë për t’iu qëndruar pranë futbollistëve, të cilët ndodhen në stacionin policor në Bosilegrad. Si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, jam në dispozicion të tyre për çdo mbështetje institucionale.
Ngjarja e sotme, ku sipas informacioneve të marra nga drejtuesit dhe mediat, policia jo vetëm që ka ndërhyrë në zhveshtore por edhe ka ushtruar dhunë ndaj një futbollisti shqiptar, është krejtësisht e papranueshme. Institucioni që duhet të kujdesej për sigurinë e tyre nuk mund të jetë pjesë e dhunës ndaj tyre”, reagon Enkel Rexhepi.