Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur një shtab zgjedhor në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi” , institucion edukativo-arsimor ky që gjendet në lagjen Duqangjik të Komunën e Çairit. Ekipi i televizionit SHENJA tentoi të kap pamje nga ky shtab, mirëpo u pengua nga anëtarët e këtij subjekti politik të cilët qëndronin brenda në shtab. Ata fillimisht thanë se për të inçizuar duhet të posedojmë leje. Pastaj, pas një bisede telefonike me struktura tjera partiake, ata filluan të kërcënojnë se nuk guxojmë publikojmë ndonjë inçizim.