Skandal zgjedhor: Gjysma e të burgosurve nuk janë në listën zgjedhore

Burime të Televizionit “Telma”, pohojnë se gjysma e të burgosurve në burgun të Idrizovës, nuk arritur ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Ata janë kthyer mbrapa nga ana e Këshillit votues me arsyetim se nuk gjenden në Listën zgjedhore ose kanë dokumentë jovalide. Informacionin e këtillë e kanë konfirmuar edhe përfaqëuesit e Drejtorisë për ekzekutimin sanksioneve.

Drejtori Jovica Stanojkoviq ka thënë se bëhet fjalë për një gjënde të cilën e ka gjetur kështu sic është, dhe se së shpejti pritet të rregullohet kjo cështje në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrië e Punëve të Brendshme.

Menjëherë pas publikimit të këtij informacioni, në burgun e Idrizovës kanë shkuar përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, si gjithmone me vonese. “Asgjë nuk është punuar lidhur me të drejtën e votimit për të burgosurit. Madje asgjë nuk është bërë lidhur me rekomandimet tona”, kanë thënë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Pothuajse gjysma nuk kanë dokumente, gjegjësisht nuk janë pjesë e Listës. Prej 1.810 të burgosurve, vetëm 955 janë të regjistruar. Deri në ora 17.oo për të votuar kishin dalë 450, kurse 270 prej tyre ishin kthyer mbrapa”, ka deklaruar Zoran Bilbillovski kësshilltar në Zyrën e Avokatit të Popullit. /Telma TV


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu