Skandali me plagjiaturat, Universiteti i Tetovës hesht, studentët gati për bojkot dhe protesta

Skandali i publikuar ditëve të fundit në opinion mbi plagjiaturat e disa profesorëve të Universitetit të Tetovës ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm tek studentët por dhe më gjerë. Nga opinioni publik bëhet thirrje që këto raste të dënohen dhe kërkohet drejtësi, ndërsa studentët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë bojkot dhe protesta.

Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, në Facebook shkruan:

Studentët e mjekësisë pranë UT-së duhet t’i bojkotojnë profesorët plagjiat, që nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik.

Prijës të ndryshimeve gjithmonë kanë qenë studentët bashkë me nxënësit, kësisoj Ju studentë duhet të luftoni për një arsim cilësor dhe serioz, e kundër palaço profesorëve.

Mos heshtni SOT, sepse nesër duhet të ankoheni, e fortë mirë e dini se disa kanë pas frikë të ankohen, disa nuk kanë pasur ku të ankohen, e disa janë ankuar, e që ankesat e tyre nuk kanë përfunduar askund sepse nuk kanë arritur te askush.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu