Analistët politikë dhe njohës të çështjeve juridike kanë vlerësuar se në rastin konkret Klani “Pronto 1 dhe 2 kapot më të mëdhenj të krimit janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.
Sipas tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës duhet ti fillojë urgjentisht hetimet ndaj tyre pasi ata janë kryesuesit ë këtyre përgjimeve.
Ata pohojnë se mos hetimi ndaj tyre, tregon më së miri kapjen e pushtetit në vend në të gjitha hallkat, sidomos gjyqësorit dhe prokurorisë që janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të politikës Thaçi/Veseli.
Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike ka thënë se arsyeja se përse Prokuroria Speciale e Kosovës nuk i hapë hetimet ndaj Thaçit dhe Veselit është rrjedhoja e pozitës se tyre politike që kanë në pushtet.
“ Është jo juridike të hapet procedura ndaj individëve të parëndësishëm në çështjen “Pronto I dhe II”, e mos të hapen hetimet penale ndaj kokës së veprimtarisë së tillë, siç është Thaçi e Veseli, të cilët janë udhëheqës të tërë veprave të parashikuara penale në fushën e tillë. Natyrisht se kjo tregon edhe kapjen e pushtetit në vend në të gjitha hallkat. Sidomos gjyqësori dhe prokuroria po tregohet se janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të politikës, kryesisht te Thaçit dhe Veselit”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, në skandalin “Pronto” del çartë se Thaçi dhe Veseli janë shefat kryesor.
“Nuk është Adem Grabovci shefi kryesor. Kjo dokumentohet nga bisedat. Kudo Thaçi e Veseli janë koordinatoret dhe udhëheqësit e tërë aktivitetit kriminal. Dhe pa i kapur të tillët, nuk shërohet çështja në vend dhe nuk ndahen pushtetet sipas Kushtetutës se Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Kelmendi.
Jeton Kelmendi analist politik ka thënë se në një vend normal drejtësia duhet të jetë mbi të gjithë njerëzit, ndërsa tek në Kosovë, drejtësia që nga pas lufta është me shumë selektime.
Ai ka thënë se në rastin në fjalë është tërësisht e pa pranuar që mos të jetë hetime ndaj presidentit Thaçi dhe ndaj krye parlamentarit Veseli, sepse secili që është i dyshuar dhe ka bazë juridike për tu hetuar në një shoqëri normale duhet dënohet.
“Në Kosovë kjo nuk ka ndodhur, dhe vështirë se do të ndodh edhe në të ardhmen, sepse këtu njerëzit janë mbi drejtësinë, dhe mbi politikën. Konkretisht Thaçi dhe Veseli, ata e kanë zgjedhur këtë rrugë pa drejtësi. Prandaj nga presionet e BE-së për ti “luftuar kriteret e luftimit të korrupsionit” ata luftojnë aleatët e vet, punëtorët e vet dhe shërbëtorëve të vet”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka thënë se në rastin konkret Klani “Pronto 1 dhe 2 kapot më të mëdhenj të krimit janë Veseli dhe Thaçi.
”Prandaj BE-ja nuk do ti heq as vizat dhe prandaj nuk do të jep drite jeshile në një rrugë integruese, sepse shteti është kapur nga kapot e krimit. Prandaj nuk mund të jenë aspak më pa të dyshuar Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi sesa Adem Grabovci, se pse fundi fundit Grabovci konsultat bën me ta dhe instruksionet i merr nga ta. Se çka të veprojnë dhe si të funksionoj etj”, ka thënë Kelmendi.
Blerim Burjani analist politik ka thënë se e gjithë kjo varet nga faktet apo argumentet që janë prezantuar nga përgjimet.
Ai ka thënë se bazuar ne përgjimet dhe veprimet e prokurorisë janë te dyshuar për vepra të paligjshme të kësaj natyrës 4-5 persona zyrtar te larte të PDK edhe pse ky numër është i vogël i njerëzve të PDK që merren me punësime partiake dhe janë pjesë e një strukture që kanë punuar në mënyrë anti- kushtetues.
“ Dihet se këta njerëz kanë thye ligje të shumta dhe kodin penal, skandale më të mëdha janë bërë me punësim familjar dhe partiak nga MPJ. Kurse sa i përket liderëve që ju përmendi dhe liderëve tjerë partiak ende nuk janë prezantuar fakte nga përgjimet kur dihet se punësimi partiak në nivel ambasadori përfshin PDK dhe LDK”, ka thënë Burjani.
Haki Abazi analist politik ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe Thaçi e Veseli sipas tij, janë dy personat më të përfolurit për atë se çfarë ka ndodhur në Kosove para, gjatë dhe pas luftës dhe ndikimi tyre ka shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë.
“Ata nuk mund të jene imun ndaj ligjit dhe natyrisht që të dy duhet të ju nënshtrohen ligjeve të njëjta. Në përgjime shefi është protagonisti kryesor i zingjirit vendimmarrës dhe marrje e vendimeve jashtë institucioneve dhe në dëm të interesit publik është vepër penale”, ka thënë analisti Abazi.
Sami Blakaj, njohës i integrimeve Evropiane dhe Politikave të BE-së, ka thënë se e gjithë bota demokratike dhe e qytetëruar e duan shtetin e së drejtës, e duan shtetin në të cilin politika mbështetët në drejtësi, por jo drejtësia në politikë.
Ai ka thënë se një shtet të tillë e duan padyshim edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët edhe pas 16 vjet çlirimi dhe pas 8 vjet pavarësimi fatkeqësisht nuk po arrijnë drejtësinë ta shijojnë, por vetëm ta ëndërrojnë.
“ E gjithë kjo e ka adresën e saktë të përgjegjësisë, kjo është politika dhe mungesa e drejtësisë. Se shoqëria jonë po vuan skajshmërish nga papërgjegjësia politike dhe ajo e drejtësisë, e dëshmon më së miri afera “ Pronto” dhe akterët e saj. Mendoj se kjo aferë kriminale përfshinë një dimension më të gjerë të përgjegjësisë penale dhe jo vetëm krye personazhin e saj, ish-Shefin e grupit parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci”, ka thënë Blakaj.
Sipas tij, pjesë e kësaj përgjegjësie do duhej të ishin edhe vetë përfaqësuesit më të lartë shtetëror, siç janë presidenti dhe krye parlamentari i vendit.
“ Nuk ka kuptim, e besa as logjikë juridike që të hetohet vetëm kryesi i veprës, por jo edhe porositësit e saj”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se ky është një zingjir komandues i cili ka shpërdoruar detyrën zyrtare dhe si i tillë duhet hetuar.
Ai ka shtuar se përgjegjësia ligjore duhet kaluar edhe më tej, duke kërkuar llogari edhe nga vetë organi prokurorial për mosveprim, respektivisht për mos hetim.
“Dihet se organi i akuzës e kishte në diaspozicion materialin e përgjimeve që nga 2011-ta, dhe që nga ajo kohë nuk kishte ndërmarr asnjë veprim-hetimi, duke i dhënë kështu rreth 6 vjet kohë z.Grabovci dhe të tjerëve rreth tij për të keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar (Neni 422, i KPRK-së)”, ka thënë Blakaj.
Ai ka nënvizuar se në këtë drejtim vlen për t’u nënvizuar se Kodi Penal i Republikës së Kosovës, më saktë Neni 8, paragrafi 1, e shpjegon qartë mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe shprehimisht thotë; “Vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mos veprim.
“Nisur nga kjo dispozitë ligjore, konsideroj se përveç akterëve politik që kanë shkelur ligjin me veprim, shkelje ligjore ka bërë edhe organi prokurorial për mosveprim. Dhe si shkelje të tilla ligjore do duhej hetuar, dhe këtë nuk po e them vetëm unë, por këtë e thotë shteti ku sundon ligji, ndërsa nuk e thotë Kosova, sepse sondon politika”, ka thënë Blakaj.