Skandali i “TDS Kioski”: Portali Abdylaqim Ademit sulmon zv/kryeministrin Festim Halili

Ndonëse kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti para 1 viti ndryshoi thuajse tërë formacionin e ministrave, duke larguar gardën e mëparshme të implikuar në skandalet e përgjimeve, dhe në vend të tyre të vendos fytyra të reja, si duket të rinjtë nuk duken asgjë më tepër se nxënës të ministrave të mëparshëm. Këtë së fundmi e dëshmoi edhe skandali me firmën tregrare “TDS Kioski”, nga Tetova e cila e fitoi tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit, pikërisht me leje të zv/kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili. Parimisht, fitimi i tenderit për analiza politike nga një firmë tregtare si “TDS Kioski”, përbën skandal në vete, pasi që kjo firmë nuk ka të bëjë fare me analiza politike, shkruan Almakos.

Mirëpo ajo që thellon edhe më shumë atmosferën negative brenda Bashkimit Demokratik për Integrim është fakti se, i njëjti lajm mbi heshtjen e institucioneve për skandalin në fjalë, është transmetuar edhe nga portali Pika.mk, pronar i së cilit është nipi i ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademit, Elmedin Ademi.

Me këtë, duket qartë se tenderi i “TDS Kioski” ka revoltuar tejmase edhe bashkëpartiakët e kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili.

Kujtojmë se para emërimit të Festim Halilit në postin e tij, kishte pakënaqësi nga krahu i luftës në BDI, pasi ata më shumë në këtë post preferonin profesoreshen e gazetarisë në USHT, dhe njëherit njërën nga kuadrot më të mira të BDI-së te gjinia femërore, Liridona Vejselin nga Shipkovica heroike.Almakos
Në vazhdim e keni lajmin e Pika.mk për skandalin e “TDK KIOSKI”, dhe linkun e pronësisë së portalit Pika.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu