Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, Sadulla Duraku në një nga ngjarjet e kësaj ministrie ka dhënë një deklaratë në gjuhën maqedonase, ku është treguar se nuk e zotëron gjuhën aq sa duhet.
Gafa e tij është bërë hit në mediumet maqedonase në vend dhe është përdorur për t’i zbavitur qytetarët për natën e vitit të ri.
Në njërën nga komentet dhe reagimet ndaj kësaj video qëndron :
“Kjo është dëshmia më e mirë se përse është e patjetërsueshme sjellja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Ky nivel i zotërimit të gjuhës maqedonase aq sa është fyese për atë si ministër i një qeverie ku gjuha maqedonase është e vetmja gjuhë zyrtare, aq është fyese për popullin maqedonas. Më mirë të flasë shqip, se sa të shpikë dialekte të reja të gjuhës maqedonase.“- thuhet në njërin nga komentet më të pëlqyera në facebook./InfoShqip.com