Skandaloze: A mund të quhet kjo koinçidencë?! BDI dhe VMRO 2 vite me rradhë me sllogane të njëjta para zgjedhjeve “Ние почнувамe” dhe “Fillojmë”..

Me të afruar zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilat konform Marrëveshjes së Përzhinos janë caktuar më 11 dhjetor, partitë politike në Maqedoni kanë filluar aktivitetet e tyre. Derisa partitë tjera vijnë me ide dhe platforma kreative, nga ana tjetër koalicioni i partive në pushtet VMRO-BDI nuk dallojnë nga ideologjitë e tyre, qoftë edhe në sllogane.

Nuk bëhet fjalë për sllogane të ngjashme por tërësisht të njejta dhe vetëm të përkthyera. Nëse në zgjedhjet e vitit 2014 VMRO doli me slloganin “Veteno-Storeno”, BDI si sllogan kishin “U tha u Bë”. E tani në prag të këtyre zgjedhjeve këto dy parti sërish dalin me sllogan të njëjtë. Njëra “Nie pocnuvame” e tjerët “Fillojmë”. Atëherë parashtrohet pyetja kush është emërues i përbashkët i tyre?!

 Sipas zëdhënësit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, binomi VMRO-BDI gjithmonë funksionojnë si njëshe dhe të pandarë, ose ndryshe thënë janë Copy-paste! Me të njëjtin rritëm sipas Fazliut edhe në burg do të shkojnë të pandarë.
fat

“Binjakët siamez, VMRO dhe BDI, e fillojnë rrugën drejt burgut! Në qeveri të pandarë, në burg të pandarë, në ideologji antishqiptarë edhe në moto të fushatës të pandarë. Copy-paste!”, deklaroi për Almakos, Faton Fazliu.

Nga ana tjetër sipas anëtarit të kryesisë qendrore të RDK-së, Vigjilent Leka edhe pse në publik janë të njohura si dy subjekte të ndryshme, shpesh bie në sy se konstrukti i slloganeve të tyre është tërësisht i njëjtë si në kampin e Bashkimit Demokratik për Integrim ashtu edhe në atë të VMRO-DPMNE.

“Jo rrallë herë keto dy parti bëjnë fushatën e njejtë, të njejtat fjalë, të njejtat premtime, të njejtat tema, me theks të veçantë temat e karakterit nacional ku godasin njëra tjetrën në fushatë dhe një ditë pas zgjedhjeve gjithçka ndryshon, premtimet ngelen nëpër sirtaret e selive, çështjet nacionale avullohen, sidomos ato të BDI-së. Ngjashmëria e slloganeve hap një dilemë tjetër, nga kush udhëhiqen këto dy parti? Kush është emëruesi i tyre i përbashkët? Më herët kishim slloganin e VMRO-së “veteno storeno” dhe paralelisht atë të BDI-së “u tha u bë”, tani kemi ” nie pocnuvame” dhe “fillojmë”! Duke mos u bazuar vetëm në këto raste, por duke parë dhe analizuar edhe veprimet tjera padyshim mund të konstatojmë se BDI është vetëm një vegël e VMRO-së e maskuar nën petkun e patriotizmit shqiptar dhe bën lojërat e pushtetit gjithmonë kur ai rrezikohet. Për fund, sllogani më i përshtatshëm për BDI-në njëashtu edhe për partinë simotër të saj do të ishte : “Ecim bashkë, ndaras”. Një trung me 2-3 degë!”, tha për Almakos, Vigjilent Leka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu