Qytetarë të shumtë kanë filluar të reagojnë ndaj mashtrimeve të operatorit telefonik VIP. Sipas tyre promocionet që po reklamohen në web-faqen e kësaj kompanie janë të rrejshme dhe përkundër asaj që premtohet në këtë faqe, qytetarët kur paguajnë vlerat e caktuara, prapë se prapë marrin vlerën e rregullt të internetit.
Bëhet fjalë për ofertat javore dhe mujore për internet për konsumatorët parapagues (pripejd)
Në redaksinë e InfoShqip kanë arritur disa reagime në lidhje me, siç thonë, ofertat e rrejshme të operatorit VIP.
Në lidhje me këto shqetësime të qytetarëve provuam ta kontaktojmë dhe operatorin për sqarim të situatës, por pa sukses.
Për rastin në fjalë InfoShqip ka informuar dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike, ndërsa nga atje pritet që të dalin me një qëndrim ditët në vazhdim./InfoShqip.com