SKANDALOZE/ Universiteti “Nënë Tereza” shkel ligjet

Në themelimin e organeve të Universitetit “Nënë Tereza” janë bërë disa shkelje ligjore. Sipas ekspertëve, përveç mos-përzgjedhjen adekuate të Stafit Akademik, vetë anëtarët e komisioneve amë, nuk kanë përgatitjen e duhur akademike për pozitën e tyre. Anëtarët e Komisionit amë për Fakultetin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë janë një doktore shkence e biologjisë molekulare, një jurist dhe një doktor i inxhinierisë mekanike.

Fakultetin për arkitekturë dhe ndërtimtari emërohen:
dr. Katarina Devalieva – Bioteknologji molekurale
dr. Asllan Bilalli, Jurist
dr. Andreas Gross

Anëtarët e komisionit të fakultetit të Shkencave Teknologjike janë: një doktor në sferën e biokimisë dhe mjedisit dhe një jurist.

Fakulteti i Shkencave Teknologjike:
dr. Murtezan Ismaili, Doktor i Biokimisë dhe Mjedisit
dr. Aleksandar Klimovski, Jurist
dr. Andreas Schonberg

Në atë të shkencave teknike, është një doktor i filozofisë dhe jurist.
Fakulteti i shkencave teknike:
dr. Dennis Farringon, Doktor i filozofisë dhe jurist
dr. Atanas Koçov, Fakulteti i Makinerisë
dr. Argjend Ramadani, Teknologjia e inxhinierisë

Ligji për arsim të lartë parasheh që Komisioni amë për themelimin e Universitetit përbëhet nga tre anëtarë për çdo njësi të universitetit me tituj mësimorë-shkencorë dhe shkencorë në po atë sferë shkencore.
“Komisioni amë për themelimin e universitetit përbëhet nga tre anëtarë me tituj mësimorë- shkencorë dhe shkencorë në sferën shkencore”, thuhet në Ligjin për arsim të lartë.

Mes disa përzgjedhjeve joadekuate të stafit akademik nga ana e këtyre komisioneve, Alsat publikoi edhe dhënien e thirrjeve shkencore për anëtarë të stafit, pa asnjë kriter. Në të dhënat e stafit akademik shihet që një pjesë e madhe stafit janë nënshkruar si Profesor Doktorë, ndërkohë që akoma nuk kanë përfunduar studimet e doktoraturës. Një ditë pas përzgjedhjes si ushtrues detyre rektor, Aziz Polozhanit ju nda thirrja profesor i rregullt i nutricionizmit, lëmi kjo që nuk është në sferën e përgatitjes akademike të tij.

Ligji parasheh që profesor të rregullt mund të zgjidhet personi i cili ka shkallë shkencore doktor i shkencave nga sfera shkencore për të cilën zgjidhet, të botuara së paku gjashtë punime shkencorehulumtuese në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare.

“Profesor i rregullt mund të zgjidhet personi i cili ka shkallë shkencore doktor i shkencave nga sfera shkencore për të cilën zgjidhet”, thotë Ligji për arsim të lartë. Në rast të shkeljes, parashihen gjoba me vlerë nga 1 mijë deri në 7 mijë euro për organet përgjegjëse të universitetit që kanë bërë këtë shkelje gjatë përzgjedhjes së kuadrit dhe dhënies së thirrjeve pa kriter. Organizatat studentore reagojnë kundër këtyre parregullsive të evidentuara që me fillimin e punës së UNT-së. Arben Hajrullahi nga Unioni i Studentëve Shqiptar, thotë se që në hapat e
parë, UNT-ja po tregohet si jocilësor.

“Prej në promovimet e para të cilat u bënë për Universitetin e ri kishim frikë se ndoshta do të keqpërdoren në aspekt politik dhe pikërisht pas një kohe të shkurtër ndodhi ajo që e pritëm. Në një universitet të ri që hapet për përmirësimin e gjendjes së arsimit cilësor ne kishim shpresa se ndoshta do të ketë një kuadër shumë më të ngritur se ata që i kishim deri tani. Kuadrot e reja që vinë dhe institucionet e reja si ky universitet tregohet që është joefektiv që në momentin e hapjes së tij”, u shpreh Arben Hajrullahi, Unioni Studentor Shqiptar. Sipas të dhënave në ueb, një semestër në UNT do të kushtojë 200 euro./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu