Katër këshilltarët nga VMRO-DPMNE në Vevçan njoftuan sot se do ti kthejnë mandatet e këshilltarëve në shenjë revolte dhe proteste, nga siç thonë mënyra e qeverisjes së kësaj qeverie e udhëhequr nga LSDM-ja, si dhe për fushatat e fundit politike që i kanë kryer ndaj qytetarëve të pafajshëm, që kanë pasur lidhje me ngjarjet e 27 prillit.
Ata njoftuan se kandidatët tjerë nga lista e tyre e këshilltarëve nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit.
Një hap të tillë pritet ta bëjnë edhe këshilltarët nëpër komunat e tjera në shenjë revolte. Ndërsa nuk përjashtohet bojkoti edhe nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët do të heqin dorë nga mandatet ose do të vendosin pezullimin e pjesëmarrjes në Kuvend. Deputeti Kërsto Mukovski, të cilit i është marrë mandati i deputetit është nga Vevçani.
A thua edhe grupe tjera të këshilltarëve të DPMNE-së do ta ndjekin shembullin e tyre, tani për tani nuk dihet, si dhe Këshilli i Vevçanit në të ardhmen do të funksionojë vetëm me këshilltarët e LSDM-së. Nga VMRO-DPMNE paralajmërojnë protesta masive gjatë periudhës së ardhshme, duke theksuar se do të kërkojnë lirimin e aktivistëve dhe përfaqësuesve të tyre, që u arrestuan lidhur me 27 prillin në Kuvend.