Atmosferë e jashtëzakonshme mund të quhet kjo që po ndodh sot në stadiumin “Loro Boriçi në Shkodër ku do të luhet super ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë.
Grupime nga qytete të ndryshme kanë mbërritur në Shkodër kryesisht gjatë së enjtes duke u bërë gati për ndeshjen.
Që me herët flamuj kryesisht kuqezi por edhe të Kosovës kanë zbarkuar në rrugët e qytetit të Shkodrës duke nisur kështu festimet siç në fakt gjithmonë ndodh.
Megjithëse jo të shumtë në numër dhjetëra tifozë kroat janë bashkuar për të festuar me shkodranët e kosovarët. Pavarësisht se dy vende mike, për fitorja mbetej i vetmi objektiv në këtë përballje.
Gazetari i Albeu.com, Nderim Kaçeli ka dërguar foto ekskluzive nga e gjithë atmosfera në Shkodër./Albeu.com/