S’mjafton NATO: Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks njoftoi të martën kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak mes tensioneve në rritje me Rusinë fqinje dhe luftës në Ukrainë.

Sistemi aktual ushtarak i Letonisë ka arritur kufijtë e tij. Në të njëjtën kohë, ne nuk kemi arsye të besojmë se Rusia do të ndryshojë sjelljen e saj,” u tha Pabriks gazetarëve.

Letonia hoqi dorë nga shërbimi i detyrueshëm pas anëtarësimit në NATO. Ushtria e këtij vendi baltik, anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 2007, përbëhet nga ushtarë profesionistë dhe vullnetarë të Gardës Kombëtare që shërbejnë me kohë të pjesshme në këmbësorinë gjatë fundjavave.

Vendi me më pak se dy milionë banorë, i cili kufizohet me Bjellorusinë dhe Rusinë, aktualisht ka vetëm 7,500 ushtarë aktivë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare, të mbështetur nga 1,500 trupa të NATO-s.

Sipas Pabriks, shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili do të zbatohet vetëm për burrat, do të rikthehet në vitin 2023.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu