Qeveria e re duhet të bëjë reforma thelbësore në të gjitha sferat e shoqërisë, sepse duam ta pranojmë apo jo kemi institucione jofunksionale, tha Halil Snopçe, deputet i “VLEN-it”.
“Jo rastësisht jemi në këtë nivel dhe shkallë të korrupsionit, të demokracisë, të shtetit ligjor.
Arsyet mund të jenë një faktor njerëzor, por mund të jenë edhe ndikime politike nga qeveria e mëparshme. Këto parametra janë nga ish-qeveria.
Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim në asnjë sferë, ne do të kontribuojmë në status quo. Nëse kemi formuar një qeveri të re, ajo duhet të marrë masa në të gjitha instancat”, thotë Snopçe në “Top Tema”.