Sociologia shpërthen ndaj Mamaqit: Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë

​Të shumta janë reagimet për emisionin e fundit të bërë nga moderatori Ermal Mamaqi, ku në natën e fundit të ndërrimit të viteve ishte e ftuar edhe Linda Morina, një personazh i njohur tashmë nga gjithë shqiptarët.

Sot ka reguar edhe sociologia e njohur nga Kosova, Sibel Halimi,e cila e ka konsideruar një keqpërdorim që Ermali u bënë njerëzve me probleme për popullaritet e emisionit.

“Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkalojë kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë. E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë!”, shkruan Halimi. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu