Mediat në serbi kanë bërë një anketë për ndeshjen e sotme që do të zhvillohet në mes të Kosovës dhe Kroacisë për kualifikimet e Kampionatit Botëror, shkruan InfoShqip.com
Rezultati i anketës është mjaftë befasues. Shumica e qytetarëve në Serbi kanë votuar pro fitores së Kosovës me 49 përqind, njofton Telegrafi.rs.
Ndërsa, ata që ishin pro fitores së Kroacisë në këtë ndeshje janë vetëm 23.35 përqind.
Kjo anketë tregon se serbët më shumë duan fitoren e Kosovës në këtë ndeshje se sa atë të Kroacisë.
Ata që nuk deshën të jepnin mendimin e tyre votuan për asnjërën palë, rezultati i të cilit doli të jetë 26 për qind. /InfoShqip.com