Pas natës së tensionuar mbrëmë, kur Ali Ahmeti hyri në Kumanovë me njësitë speciale dhe autoblindët e policisë maqedonase, sonte në këtë qytet pritet rikthim i qetësisë. Në këtë qytet po vjen koalicioni “Rilindje me Besë”, i cili do të mirëpritet nga qytetarët e Kumanovës. Tubimi i Besës me qytetarët do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, me fillim në ora 19:00.