“Sopoti” , prokurorët po shqyrtojnë lëndën

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski lëndën e “Sopotit” e ka shpërndarë për shqyrtim tek anëtarët e tjerë të këshillit. I kontaktuar nga ALSAST M Anevski nuk tregoi se kur do të mblidhen anëtarët për të vendos për këtë lëndë. Pavarësisht qëndrimit të Anevskit se lënda daton para vitit 2008 dhe se për këtë Specialja nuk është e autorizuar, Alsat M mëson se disa nga anëtarët në këtë këshill mendojnë ndryshe nga Anevski.

Nga Specialja përsëritën qëndrimin se pavarësisht periudhës kur ka ndodhur ngjarja, PSP-ja ka sërish të drejtë dhe kompetencë ti hetojë ato: “Prokuroria Speciale Publike ka kompetencë të dëgjojë përgjimet e jashtëligjshme për periudhën 2008-2015. Gjithçka që rezulton si vepër penale nga ato regjistrime PSP-ja ka të drejtë dhe kompetencë ti hetojmë, pavarësisht kohës në të cilën ka ndodhur vepra penale”
Edhe ekspertët juridik të kontaktuar nga ALSAT M Osman Kadriu dhe Arta Zendeli Bilalli thanë se Specialja ka të drejtë ligjore për të marrë lëndën e Sopotit.

“Pavarësisht se kur është kryer vepra konkrete, Sopoti, këtu nga përgjimet del në sipërfaqe se punohet për vepër të montuar, politike, për vepër pa asnjë dëshmie vetëm me një provë gojore janë shpall të fajshëm personat konkret”, tha ekspert juridik Osman Kadriu. Për shpërthimin e minës në Sopot ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil ishin dënuar 11 banorë të fshatit Sopot me mbi 150 vite burg. Pas publikimit të dëshmisë për pafajësinë e banorëve të dënuar, ata në vitin 2010 u liruan nga burgu, ndërsa edhe sot e kësaj dite të akuzuarit për këtë rast janë duke u endur në gjykata.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu