Në fshatin Sopot të Komunës së Kumanovës sot u promovua fillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të futbollit, transmeton InfoShqip.
Fshati që ka rreth 300 banorë dhe gjendet në kufirin Maqedoni-Serbi ka arritur të sigurojë mjetet e mjaftueshme nga komuna për të ndërtuar stadium.
E nga ana tjetër fshatra dhe lagje që gjenden pothauajse në qytet ende përballen me nevoja të tilla.
Rast konkret është Çerkezi, dikur fshat e tani me planin e ri urbanistik si lagje e qytetit.
Çerkezi që gjendet vetëm 4 kilometra nga qendra e qytetit të Kumanovës ka rreth 1200 shtëpi dhe rreth 7 000 banorë, mirëpo nuk ka as sallë të sportit e as stadium, edhe pse një gjë të tillë kanë premtuar tani më në disa cikle zgjedhore partitë politike që kanë marrë votat e banorëve.
Këto premtime u përsëritën edhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Pas marrjes së rreth 200 votave të partisë së LSDM-së në Çerkez duket se në mënyrë hakmarrjeje insvestimi po shkon në tjetër destinacion.
Vlenë të theksohet se Çerkezi ka dy përfaqësues në këshillin komunal, si dhe koordinatorin e këshilltarëve shqiptarë në këtë këshill./InfoShqip.com