Me datë 1 Gusht të vitit 2016 filluam punën duke pasur qëllim kryesor që të bëhemi një medium i besueshëm, i pa-anshëm politikisht dhe duke synuar që në çdo rast me ndershmëri ta zhvillojmë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.
Nuk kanë qenë të pakta peripecitë dhe vështirësitë që kemi hasur gjatë këtyre 7 viteve të funksionimit, por jeni ju lexuesit që na mbështetni gjithmonë dhe na frymëzoni që të vazhdojmë të punojmë edhe më fortë për qëllimin tonë kryesor që e kemi vendosur që në fillimet tona, të jemi “medium i besueshëm dhe i pa-anshëm politikisht”.
Një falenderim i veçantë u dedikohet dhjetra e mijra lexuesve që çdo ditë zgjedhin të informohen dhe të lexojnë lajmet e fundit tek InfoShqip, të gjithë ata qytetarë që zgjedhin InfoShqip për të denoncuar dhe shprehur ankesat e tyre, figurat publike që në vazhdimësi janë pjesë e ngjarjeve dhe informacioneve të shumta që publikohen në InfoShqip si dhe stafit e gazetarëve që kanë qenë pjese e InfoShqip në këta 7 vite, pa të gjithë ju, nuk do ishim këtu ku jemi sot.