Sot në kuvend do të mbahet seanca e radhës, ndërsa në rend të ditës pritet të jenë zgjedhja e komisioneve parlamentare, ndërsa përveç kësaj, pritet që të vendoset edhe për vazhdimin e mandateve të kryetarëve të komunave, si dhe për heqjen e testimit ekstern, transmeton InfoShqip.
Propozim ligji për ndryshimin e ligjit dhe plotësimin e kodit zgjedhor në procedurë të shpejtë kanë dorëzuar ministri i Mbrojtjes Oliver Spasovksi, Ejup Alimi nga BDI, Afrim Gashi nga BESA dhe Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërsa ligjet që duhet ndryshuar për heqjen e testimit ekstern : plotësimi i ligjit për shkollim fillor dhe të mesëm, ligjet për arsimtarë në shkollat fillore dhe të mesëm, ndërsa iniciativa është dorëzuar nga koalicioni qeverisës./ InfoShqip.com