Organizata jo qeveritare CIVIL, në një deklaratë për media ka thënë se zgjedhjet e ditës së sotme janë shoqëruar me parregullsi.
Kryetari i organizatës, Xhabir Deralla, në një konferencë për shtyp në orën 16, tha se problemi më i madh ka qenë lista zgjedhore, pasi sipas tij, më shumë se 1.000 qyetarë nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Sipas tij, në Komunën e Sarajit është hetuar mbushja e kutive të votimit dhe se është vërtetuar se është votuar në emër të katër personave të vdekur.
Deralla gjithashtu tha se është duke u vazhduar me agjitacionin dhe frikësimin e votuesve, ndërsa bordet zgjedhore janë duke e shkelur procedurën zgjedhore.
“Ose nuk dinë ose nuk duan që ta zbatojnë procedurën votuese”, tha kryetari i organizatës Civil, Xhabir Deralla. /albeu