Sot në Maqedoni do të organizohet konferencë për patundshmëri

Sot në Maqedoni do të organizohet konferenca e parë e llojit të investimeve për patundshmëri e organizuar nga shtëpia online për patundshmëri e-aukcija.mk dhe kompania Knowledge center, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë do të prezentohen trendet aktuale në tregun e patundshmërive në Maqedoni dhe do të shpalosen mundësitë e zhvillimit të këtij sektori. Kjo ngjarje është mundësi e mirë e kompanive për shit-blerje të patundshmërinë që të njihen në mes vete.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe nën-kryetari i Bankës Popullore të Maqedonisë Anita Angelovska-Bezhoska, drejtori i agjencisë për Kadastër dhe patundshmëri Slavçe Trpeski dhe drejtori i organizatës për patundshmëri Andrea Serafimovski./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu