Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e përfundojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës.
Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë.
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja demokratike do të mbajë tubim në sheshin në “Leptokaria”, ndërsa Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, do të mbajë takim me qytetarë në Komunën Prilep. dhe tubim në Manastir.